Bie çatia e supermarketit, të paktën 32 viktima (FOTO LAJM)

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pas rrëzimit të çatisë së një supermarketi në kryeqytetin e Letonisë, Riga.

Zyrtarë të shpëtimit kanë thënë se rreth 35 persona janë plagosur në incidentin e së enjtes mbrëma dhe se njëri nga të vdekurit është i ekipeve të shpëtimit.

Zyrtarët e Bashkisë kanë thënë se rreth 50 persona janë të ngujuar në dyqan.

Ndërtesa është ndërtuar në vitin 2011, por ka qenë duke u rinovuar. Shkaku i kolapsit mbetet i paqartë. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2013, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori