Një avion pasagjerësh me më shumë se 100 persona në bord është rrëzuar në brigjet e Balit.
Avioni po mundohej të ulej në pistën e aeroportit Ngurah Rai në afërsi të Denpasar, por piloti ka
humbur kontrollin dhe si pasojë,
avioni ka përfunduar në det.
Bëhet e ditur se pasagjerët kanë mbijetuar dhe shumë prej tyre janë dërguar në spital për kontroll.
Avioni që u rrëzua ishte i kompanisë Lion. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013,
ora 11:30