Biden u shpall President, Trump nuk heq dorë: Fituam zgjedhjet!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar teksa mediat ndërkombëtare konfirmuan fitoren e kandidatit Joe Biden, më herët.

Me anë të një statusi në Twitter, Trump shkruan se ai ka marrë 71,000,000 vota ligjore, më shumë çdokush president në detyrë, dhe se i ka fituar zgjedhjet.

Statusi i Trump:

71,000,000 Vota Ligjore. Më së shumti ndonjëherë për një President në detyrë!

Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. FITUAM ZGJEDHJEN, MORA 71 71,000,000 VOTA LIGJORE.

Gjëra të këqija kanë ndodhur të cilat vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin.

ASNJËHHERË NUK KA NDODHUR MË PËRPARA. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë!

Shtuar më 07/11/2020, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori