Biden rrëshqet dhe pëson frakturë në këmbë, reagon Trump
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden ka pësuar një frakturë në këmbë pasi rrëshqiti teksa luante me qenin e tij.

Mjeku i shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Biden do të duhet të përdorë këpucë mbrojtëse për disa javë.

Incidenti ndodhi ditën e shtunë, ku 78-vjeçari u vizitua te një Specialiste Ortopedie në Delaware dhe u ekzaminua të dielën pasdite.

Fillimisht u mendua se Biden nuk kishte pësuar asnjë frakture, por skaneri tregoi tjetër gjë. Megjithatë mjeku personal i Biden-it, Kevin O’Connor në një deklaratë të shkurtër tha se bëhet fjalë për një frakturë të lehtë dhe jo serioze.

Një mesazh për Biden ka ardhur edhe nga rivali i tij, presidenti në largim Donald Trump. Ndonëse ky i fundit nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje i uron Biden-it: “Shërbim të shpejtë”.

Sjellim në vëmendje që Biden do të jetë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-ve, 78-vjeçar. Gjatë fushatës, ekipi i Biden tregoi kartelën mjekësore të Biden, duke deklaruar se ai ishte shëndetshëm dhe i aftë për presidencën.

Ndërkaq, vetë mjeku O’Connor do ta cilësonte një “burrë të shëndetshëm, të fuqishëm. i cili është i aftë të ekzekutojë me sukses detyrat e Presidencës”.
Shtuar më 30/11/2020, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori