Biblioteka e Kongresit amerikan heq dorë nga arkivimi i mesazheve në Twitter
Biblioteka e Kongresit amerikan, që shërben edhe si arkiv kombëtar, hoqi dorë nga programi i saj për të ruajtur të gjitha mesazhet e postuara në rrjetin social Twitter duke rihapur debatin për ruajtjen e dokumenteve nga interneti, transmeton Albeu.com.

Biblioteka që konsiderohet si më e madhja në botë me misionin për ruajtjen e dokumenteve me rëndësi për historinë e SHBA do të ndërpresë arkivimin e të gjithë postimeve në Twitter duke nisur nga 1 janari, u njoftua të mërkurën.

“Duke nisur nga 1 janari 2018, biblioteka do të ruajë postimet në Twitter në bazë të një përzgjedhje të ngjashme me atë që ne praktikojmë për faqet e internetit”, njoftoi Gayle Osterberg, drejtoresha e komunikimit, në një blog.

‘’Biblioteka shqyrton rregullisht metodat e arkivimit për të marrë në konsideratë zhvillime që lidhen me mjedisin, me diversitetin e arkivave dhe të çështjeve të saj, duke vlerësuar kostot dhe elementë të tjerë”, shtoi ajo.

Në mesin e arsyejeve të përmendura renditet vërshimi i një numri të shumtë postimesh në Twitter në vitet e fundit dhe mungesa e kapaciteteve për t’i arkivuar të gjitha, përfshirë fotot dhe videot. Ky vendim ka nxitur menjëherë debate në Twitter.

“Nuk është mirë”, pohoi Mariam Amin, gazetar i CNBC.
”Kërkoj që çdo postim të arkivohet. Pas 40 vitesh do të doja të çoja mbesën time në Bibliotekën e Kongresit dhe t’i tregoja se deri në ç’pikë çmendurie kam arritur kur isha gazetar. Duhet që çdo postim të ruhet”, ironizoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori