Betohet qeveria e Egjiptit
Essam Scharaf
Egjipt ka bërë betimin qeveria e re e përkohshme e kryeministrit Essam Scharaf. Ministrat e kabinetit dhanë betimin për postet e tyre përkatëse para Këshillit të Lartë Ushtarak.

Ky kabinet ka gjashtë ministra të rinj, ndër ta, edhe atë të brendshëm, të jashtëm, të drejtësisë, të kulturës dhe të fesë.

Këta ministra zëvendësojnë ata që ishin emëruar pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak.

Zëvendësimi i tyre ishte një nga kërkesat e lëvizjes për reforma.

Egjipt pushtetin e ka Këshilli Ushtarak, megjithatë, më 19 mars është planifikuar një referendum për një kushtetutë të re. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2011, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori