Beteja ndaj ISIS, çahet muri i qytetit Raqqa
Forcat siriane të mbështetura nga SHBA-të kanë çarë murin e qytetit të vjetër Raqqa, ndërsa po përpiqen të rimarrin kontrollin e qytetit nga i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.

Ushtria amerikane lajmëroi se koalicioni ndihmoi përparimin e Forcave Demokratike Siriane, duke hedhur në erë dy seksione të murit historik “Rafika”.

Pas shumë muajsh, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, milicitë kurde dhe arabe kanë mundur të rrethojnë plotësisht qytetin Raqqa, e tashmë duket se ka nisur sulmi ndaj qendrës së qytetit.

ISIS mori kontrollin e këtij qyteti në vitin 2014 dhe e shpalli atë kryeqytet të kalifatit.

Sipas ekspertëve ushtarakë, dyshohet se në qytet kanë mbetur rreth 2.500 luftëtarë të “Shtetit Islamik”, të fshehur mes rreth 100 mijë civilëve që janë bllokuar atje si pasojë e luftimeve. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori