Një gjyqtar amerikan ka hedhur poshtë padinë e aktores së filmave pornografikë,
Stormy Daniels kundër Presidentit Donald
Trump.
Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar më parë se ka kryer marrëdhënie seksuale me
Trump në 2006.
Ajo paraqiti çështjen në gjykatë pasi presidenti shkroi në Twitter se
Stormy kishte shpikur një histori se ai e ka kërcënuar duke i paguar heshtjen.
Por gjyqtari tha që postimi i
Trump ishte e mbrojtur me Amendamentin e Parë, i cili garanton lirinë e fjalës.
Stormy Daniels u urdhërua gjithashtu të paguante tarifat ligjore të
Trump, edhe pse shuma ende nuk është përcaktuar. Avokati i saj tha se do të apelonte
kundër vendimit.
Trump ka mohuar çdo marrëdhënie me aktoren.
Shtuar më 16/10/2018,
ora 08:59