Besojnë se janë Zot, indianët shtrihen në tokë që t'i shkelin lopët (VIDEO)
Ky padyshim është rituali fetar më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë.

Ky është momenti kur disa banorë të një fshati në Indi u shtrinë për tokë, në mënyrë që lopët të kalonin mbi ta – për shkak se besojnë se ky ritual fetar do t’u sjellë fat.

Videoja shfaq momentin kur dhjetëra njerëz shkelen nga qindra lopë të mëdha – që shkojnë deri në 1,000 kg secila – në Ujjain, Madhya Prades, Indi.

Ky ritual shënon ditën e Ekadashi, një ditë e shenjtë kjo pas festivalit indian të Diwali.

Dhjetëra njerëz mbetën të lënduar, si pasojë e shkeljes nga lopët.


Shtuar më 18/10/2018, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori