Besimtari vonon 1 orë avionin me 200 udhëtarë, kërkoi të fiken televizorët
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një besimtar hebraik ultra-ortodoks, ka vonuar për më shumë se një orë avionin dhe udhëtarët e tjerë për shkak se kërkoi që ekranet e të gjithë televizioneve në bordin e avionit të fikeshin, pasi ai nuk donte që fëmijët e tij të shihnin televizor gjatë udhëtimit.

Por stjuardesat, të ndodhura në një situatë me të cilën nuk janë përballur më parë, i ofruan burrit maskat e syve, në mënyrë që fëmijët e tij të mos shihnin televizor, përcjell Albeu.com.

Ngjarja ka ndodhur në një fluturim të një linje ajrore Kive-Izrael këtë të enjte, ndërsa ngjarja është bërë publike nga gazetari i sportiv izraelit Amit Horsky, i cili ndodhej në mesin e 200 pasagjerëve të tjerë.

Kërkesa e besimtarit hebraik Ultra-ortodoks shkaktoi reagime të shumta mes udhëtarëve pasi ai refuzoi të zbriste nga avioni. pasi kërkesa e tij ishte e pamundur të plotësohej.

Në debat e sipër, situata doli jashtë kontrollit dhe u desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë që besimtari të ulej në vendin e tij. /albeu.com/



Shtuar më 21/04/2017, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së