Besimtarët po luteshin, xhamia sulmohet me bombë ,30 të vdekur
Një shpërthim në një xhami në qytetin afgan të Heratit ka vrarë rreth 30 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Shpërthimi, i cili goditi xhaminë Jawadia, ndodhi ndërkohë që besimtarët po mbanin lutjet e mbrëmjes rreth orës 20:00 .

Zyrtarët thanë se kishte të paktën dy sulmues , një kamikaz dhe një tjetër që shtiu drejt besimtarëve me breshëri armësh.

Një zëdhënës i guvernatorit lokal deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ai tha se të paktën 29 persona u vranë dhe 64 të tjerë u plagosën.

Të dy sulmuesit janë vrarë njoftoi një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Përfaqësuesi i guvernatorit tha se kamikazi hapi zjarr brenda xhamisë para se të shpërthente eksplozivët. /albeu.com/


Shtuar më 02/08/2017, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori