Berluskonit i rrezikohet e ardhmja
Një komision i senatit ka nisur diskutimet për të përjashtuar Silvio Berluskonin nga parlamenti, pasi është shpallur fajtor nën akuzat për korrupsion.

Vendim i cili jo vetëm vë në rrezik të ardhmen e tij politike, por edhe mund t'i japë fund karrierës së tij në këtë fushë.

23 anëtarët e komisionit të senatit u mblodhën të hënën për të diskutuar mbi këtë cështje edhe pse verdikti mund të zgjasë për disa javë.

Mbështetësit e Berluskonit kanë paralajmëruar se manjati i mediave do të tërheqë ministrat e tij nga qeveria nëse përjashtohet nga parlamenti me pretendimin se ligji nuk mund të zbatohet për krime të kryera përpara se ai të miratohej.

Komisioni voton për të konfirmuar zbatimin e nje ligji te miratuar ne janar qe përjashton nga politika çdo kënd të dënuar për dy vjet ose më shumë.

Cilido që të jetë vendimi, Berluskoni nuk do të lejohet që të marrë pjesë në zgjedhje në rast të rrëzimit të qeverise Letta, kjo për shkak të dënimit të dhënë.

Presidenti Xhorxhio Napolitano ka bërë të ditur se nuk do të ishte i gatshëm që të thërriste zgjedhje të reja, por do të kërkonte një qeveri koalicioni. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori