Berluskoni: NATO të marrë komandën në Libi
Silvio Berlusconi
Kryeministri italian Silvio Berluskoni bën thirrje që NATO të marrë përsipër komandën e operacioneve ushtarake në Libi. Duke komentuar zhvillimet, Berluskoni tha se Italia kërkon që komanda ti kalojë NATO-s në mënyrë që të koordinojë operacionet.


Ndërkaq, Berluskoni tha se Italia do të respektojë vetëm rezolutën e Kombeve të Bashkuara për të Libinë.


Prej tre ditësh forcat ndërkombëtare kanë nisur një operacion ajror ndaj forcave të liderit të Libisë, Muammar Gadafi.
Shtuar më 22/03/2011, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori