Berluskoni mbeti pa imunitet juridik
Albeu.com
Kryeministri i talian Silvio Berluskoni u tregua gjakftohtë pas heqjes së imunitetit të tij juridik. 'Duhet të vazhdohet qeverisja me ose pa ligjin e imunitetit,', tha ai pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese.Ai e cilësoi vendimin e gykatësve si 'politik'. Mediet italiane njoftojnë, se 15 gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese e shpallën ligjin e polemizuar "jo konform kushtetutës". Ligji cënon parimin themelor, sipas të cilit të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, u tha. Berluskoni e kishte iniciuar vetë ligjin për imunitetin, për të siguruar kështu paprekshmërinë e tij juridike. Pas këtij vendimi të gjykatës, kundër politikanit italian mund të rifillojnë njëherësh shumë procese gjyqësore. Berluskoni akuzohet për evazion fiskal dhe për korrupsion. (dw)
Shtuar më 08/10/2009, ora 16:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori