Berluskoni kapet mat nga kamerat ruse (VIDEO)
Ish kryeministri Italian Silvio Berluskoni ka lënë vetëm karrigen e politikës por jo veset dhe sjelljet e tij që jo pak herë kanë shkaktuar diskutime. Edhe në vizitën e tij në Rusi, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit si president të mikut Vladimir Putin, Berluskoni ka bërë një nga të tijat.

Ndërsa vëzhgonte si spektator një ndeshje ku merrte pjesë Putini, ish kryeministri italian nuk i ka rezistuar tundimit për t’i hedhur sytë femrës bjonde që kishte në krah. Ky moment është fiksuar nga kamera që transmetonte ndeshjen e hokejt dhe tashmë pamjet po bëjnë xhiro në rrjet, duke u shoqëruar nga komente ironike./albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori