Berluskoni: Gadafi të ndalë sulmet
Silvio Berlusconi
Kryeministri italian Silvio Berluskoni në një intervistë për corriere della sera është shprehur se Gadafi duhet t’i japë fund sulmeve në mënyrë që të fillojnë ndërmjetësimet e mëtejshme.

Berluskoni më tej ka theksuar se Italia nuk ka hyrë në luftë dhe nuk do të hyjë.

“Fundi i sulmeve nga ana e Kolonelit është kushti parësor për çdo ndërmjetësim. Më pas do duhet të hapet një fazë e diplomacisë. Italia nuk ka hyrë në luftë dhe nuk do të hyjë”, theksoi Berluskoni. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2011, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori