Berlusconi thur elozhe për Putin
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi e ka cilësuar fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Rusi Vladimir Putin si një njëri të thjeshtë dhe modest dhe më cilësi të mëdha njerëzore. Sipas Berluscon-it ai ka bërë shumë për vendin e tij dhe do të luajë një rol vendimtar në të ardhmen.


“Ai ka bërë shumë për vendin e tij dhe do të luajë një rol vendimtar në të ardhmen. Jam i bindur se Putin është një lider që duhet të drejtojë këtë vend të madh'', - deklaroi Berluconi. Në zgjedhjet e zhvilluara këtë javë Putin u konfirmua në krye të shtetit rus me 64 për qind të votave. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2012, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori