Berlusconi përfundon në spital
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar sot në spitalin San Raffaele të Milanit pasi siç raportohet kishte dhimbje të fortë të veshkave.

Një nga shoqëruesit e tij tha se ai ishte duke u trajtuar pasi kishte dhembje të forta veshkash.

Ai pritet të marrë pjesë në një takim sot për të prezantuar kandidatët italianë për zgjedhjet evropiane. Zëdhënësi i tij tha se ende po planifikonin aktivitetin politik.

Në vitin 2016, Berluskoni i ka shpëtuar një ataku kardiak. Ai është një nga burrat më të pasur të Italisë, që vlerësohet të ketë rreth 6 miliardë dollarë.

Berluskoni ka qenë katër herë kryeministër i Italisë.
Shtuar më 30/04/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori