Berlusconi ngaterrohet, e quan "Google"-n, gogol
Albeu.com
Njeriu i tij i internetit, Antonio Palmieri, disa ditë më parë kishte deklaruar se Silvio Berlusconi “nuk di të navigojë, por kupton shumë mirë fuqinë e internetit”. Dhe për këtë kryeministri italian vendosi të vijonte politikën e tij në Facebook.Sot në një konferencë për shtyp, Berlusconi iu kthye fuqisë së web-it, duke u përqëndruar tek Google, si një mjet për rilançimin e eksportit. Por Berlusconi, teksa rrëfente fuqinë e motorit të kërkimit, është ngatërruar duke e quajtur “Gogol”. “Kemi shumë mjete teknologjike. Është për shembull edhe përdorimi i Gogol dhe mjeteve të tjera të ofruara nga rrjeti. Për këto do të flasim pas pak me Mubarak”, është shprehur Berlusconi.
Shtuar më 19/05/2010, ora 16:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori