Berlusconi do të kandidojë në zgjedhjet europiane
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, lideri i Foza Italias dhe i koalicionit të së djathtës do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme europiane që priten të zhvillohen në të gjitha vendet anëtare të BE në maj të 2019.

Ky lajm është bërë publik nga vetë Silvio Berlsuconi gjatë një tubimi të Partisë Forza Italia zhvilluar këtë të dielë në qytetin e Fiuggit, ku mori pjesë dhe kryetari i Parlamentit Europian Antonio Tajani.

"Shpëtuam Italianë nga komunistët e sot 25 vite më vonë Italia ndodhet përballë një rreziku më të madh që është injoranca, paaftësia, e aspirata e vazhdueshme ndaj një urrjetje social ", ka deklaruar Silvio Berlusconi përballë militantëve të forcës së tij politike.

Ish-kryeminstri italian tha se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme europiane për të shpëtuar vendin e tij që e adhuron e kërkon që Forza Italia të rikthehet të jetë forca e parë politike në Itali.

Ndaj qeverisë Conte, Silvio Berlusconi shprehet se është mjaft kritik e se manovra ekonomike që synon të ndërmarrë ekzekutivi italian rrezikon rritjen e borxhit publik e vë në vështirësi sipërmarrjet italiane e tregun financiar.

Ndërsa për forcat politike që qeverisin vendin, Silvio Berlusconi thotë se Lëvizja 5 Yje është trashëgimtarja me e keqe italiane, ndërsa Partia Lidhja qeveris me një program politik të hartuar nga Forza Italia.

Por lideri i koalicionit të së djathtës shprehet me rezerva dhe ndaj aleatit të tij politik Matteo Salvinit.

"Dhe pse takimi i fundit konfirmoj se qëndra e djathtë italiane është e fortë dhe e bashkuar, tha Bersluconi, Matteo Salvini ka dhënë deklarata të pakëndshme e të papranueshme nga ne, e ndoshta e bën për të mos krijuar mosmarrëveshje me 5 Yjet", tha ai.
Shtuar më 23/09/2018, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori