Berlini rrezikon të mbetet pa aeroport
Berlini rrezikon të mbetet kryeqytet pa aeroport nëse hapja e aeroportit të tij të ri do të shtyhet për një kohë të gjatë, paralajmëroi sot ministri i Komunikacionit të Gjermanisë Andreas Scheuer.

Saga për aeroportin Berlin Brandenburg është bërë njëra nga temat kryesore në mesin e banorëve të Berlinit që nga viti 2012, kur kaloi afati i parë i mundshëm për përfundimin e punimeve.

Konstruktimi i aeroportit ka nisur në vitin 2006 dhe për përfundimin e këtij projekti janë paraparë 6.6 miliardë euro. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori