Berberi kosovar qeth i ish-kryeministrin e Britanisë, David Cameron
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka zgjedhur berberin kosovar, Valon Sadiku për t’ ia qethur flokët.

Valoni është prej vjetësh frizer në Londër, ndërsa në vendin ku punon, shumë turistë dhe fytyra publike janë klientë të rregullt.

Siç duket, Cameron i ka lënë përshtypje kosovarit pasi ka vendosur të bëjë disa fotografi dhe t’i publikojë ato në rrjetet sociale.

Ndryshe, Cameron ishte kryeministër i Britanisë së Madhe nga viti 2010 deri më 2016, ndërsa që nga koha kur dha dorëheqje nga pozita e shefit të ekzekutivit britanik, ka qëndruar larg politikës dhe medieve. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori