Beogradi: Nuk ka bisedime para vendimit te GJND-se
Albeu.com
Beogradi zyrtar shprehet se nuk do të zhvillojë bisedime me Prishtinën përpara se të shpallet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Kryetarja e Këshillit të Politikave në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Sonja Liht theksoi se është e qartë se bisedimet janë të nevojshme, dhe shpreson që të ketë një lloj dialogu pas vendimit të GJND-së. Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, se pjesëmarrja e Serbisë në takimin e Sarajevës është një lloj njohje e Kosovës, Liht tha se përfaqësuesit e Kosovës do të shoqërohen nga ata të UNMIK-ut, dhe pjesëmarrësit në konferencë nuk do të paraqiten me emrat e shteteve.
Shtuar më 14/05/2010, ora 16:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori