Beogradi ne kerkim te Mlladiç
Albeu.com
Beogradi zyrtar ka shtuar përpjekjet për arrestimin e ish shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cilësuar ky si një kusht për rrugën evropiane të Serbisë.Në një intervistë për gazetën "Vecernje Novosti", ministri serb i ngarkuar me bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë Rasim Ljajic,u shpreh se "Ne do të bëjmë gjithçka për të lokalizuar Ratko Mlladiçin dhe Goran Haxhiçin. Kemi ndërmarrë aktivitete më të ngjeshura deri tani për të ndaluar këta dy të kërkuar. Arrestimi i Mlladiçit përbën problemin kryesor të kësaj qeverie. E gjithë Serbia është kthyer tashmë në plot kuptimin e fjalës në pengun e Ratko Mlladiçit".
Shtuar më 29/10/2008, ora 22:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori