Beogradi i bën thirrje Mlladiçit të dorëzohet
Albeu.com
Beogradi zyrtar u ka bërë thirrje dy të kërkuarve të fundit nga drejtësia ndërkombëtare, gjeneralit Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiçit të dorëzohen.Ka qenë Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac, i cili në një intervstë për të përditshmen e Beogradit “Blic” është shprehur se dëshiron që sa më shpejt të shikojë para drejtësisë dy të shumëkërkuarit e mësipërm. “ Dorëzimi i i Ratko Mlladiç është në interesin e Serbisë dhe qytetarëve të saj, por gjithashtu edhe në interesin e Mlladiçit”, shtoi ai.
Shtuar më 06/08/2008, ora 23:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori