Ben Carson drejt largimit nga gara presidenciale
Kandidati Ben Carson mesa duket do t’i thotë lamtumirë garës për Shtëpinë e Bardhë, të paktën kështu e interpretojnë mediat amerikane deklaratën e publikuar nga kandidati republikan me ngjyrë.

Carson ka pranuar se nuk sheh ndonjë “të ardhme” në garë, pas humbjes së djeshme në të Martën e Madhe.

Ai gjithashtu ka lajmëruar se të enjten nuk do të marrë pjesë në debatin televiziv me rivalët e tjerë të Partisë Republikane.

Ndërkohë nga ana tjetër demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump fituan shumicën e shteteve në ditën më të madhe të garës për nominimin presidencial.

Clinton në fjalimin pas fitores la të kuptohej se, tashmë e sheh veten duke luftuar për Presidencën me Trumpin.
“Ka shumë gjëra në lojë në këto zgjedhje”, u shpreh ajo.
“Rreziku nuk ka qenë kurrë më i lartë, ndërsa retorika që dëgjojmë nga pala tjetër, kurrë më e ulët”, ka shtuar ajo.

Manjati, nga ana e tij, këmbënguli ta përshkruante veten si një “bashkues”, që mund ta hedhë pas krahëve luftën brenda partisë republikane për t’u fokusuar te gara e përgjithshme. “Kur e gjithë kjo të ketë mbaruar, do të kem punë vetëm me një njeri, Hillary Clintonin”, tha ai./Albeu.com/
Shtuar më 02/03/2016, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori