Izraeli bëhet me kryeministër të ri, ndërkohë që Netanyahu synon rikthimin

Yair Lapid është bërë kryeministri i përkohshëm i Izraelit, duke marrë detyrën nga kryeministri Naftali Bennett pas vetëm një viti.

Lapid, kreu i një partie centriste, do të udhëheqë vendin ndërsa ai shkon drejt zgjedhjeve të 1 nëntorit.

Kjo pason kolapsin javën e kaluar të koalicionit që ai formoi me zotin Bennett. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të pestat në Izrael në më pak se katër vjet.

Lapid përballet me një sfidë të vështirë nga ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është zotuar të kthehet në pushtet.

Edhe pse kryeministri i ri ka thënë më parë se është i përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit me palestinezët, ai nuk ka gjasa të fillojë ndonjë nismë të re të guximshme si një udhëheqës i përkohshëm./albeu.com