I dënuar me 10 vite burg nga Krimet e Rënda, vihen në pranga narkotrafikanti 38-vjeçar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e diel 38-vjeçarin Ervis Hasankolli, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve nakrotike.

Hasankolli nga Papëri i Elbasanit ishte dënuar me 10 vite burg ngas Gjykata në vitin 2016-të, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Papër”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan.

Vihet në pranga një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Papër” në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– Ervis Hasankolli, 38 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.