Bëhet për spital një gazetar kritik i Erdoganit
Një gazetar, kritikues i qeverisë së Presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe aleatëve të tij është shtruar në spital pasi është sulmuar jashtë shtëpisë së tij.

Gazeta Yenicag, tha të dielën se kolumnisti Yavuz Selim Demirag është rrahur nga 5 apo 6 njerëz me shufra bejsbolli pas një paraqitje televizive që pati të premtën.

Arsyeja e sulmit nuk dihet por vjen në mes të tensioneve pas vendimitautoriteteve qëndrore elektorale për të anuluar rezultatet e 31 marsit për garën për kryetar të Stambollit, e cila ishte fituar nga opozita dhe urdhëruan rivotim për datën 23 qershor.
Shtuar më 11/05/2019, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori