Befason Trump: Vaksina kundër COVID-19 s'doli më herët për të mos i fituar zgjedhjet unë
Presidenti aktual i SHBA-së, Donald
Trump, që i humbi zjgedhjet e fundit presidenciale, s’e ka pritur aspak mirë njoftimin për krijimin e
vaksinës kundër koronavirusit, që ka dalë të jetë 90% efektive.
Trump e ka akuzuar Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA), se e shtyu me qëllim punën për vaksinën anti-COVID, në mënyrë që ta pengojë atë për t’i fituar zgjedhjet, transmeton Gazeta Express.
Të hënën, kompania Pfizer deklaroi se
vaksina e saj ka pasur 90% efekt në testime. Këto të dhëna, do të analizohen nga FDA që do të nisë edhe programin e vaksinimit masiv.
“FDA dhe demokratët nuk donin që të më jepnin fitoren e
vaksinës para zgjedhjeve, kështu që rezultatet dolën pesë ditë më vonë. Siç e kisha thënë prej kohësh”, shkroi
Trump, në
Facebook. “FDA duhet ta kishte shpallur më parë, jo për arsye politike, por për të shpëtuar jetë”.
Në një seri reagimesh, në
Facebook,
Trump tha gjithashtu se “nëse president do të kishte qenë Joe Biden,
vaksina nuk do të kishte dalë edhe për katër vite të tjera”.
Trump kishte thënë vazhdimisht se
vaksina do të dilte para zgjedhjeve, por nuk ndodhi kështu. Pfizer kishte deklaruar më parë se do të mësonte që në tetor mbi rezultatet e testimeve të
vaksinës së saj, por ndryshoi datën e shpalljes së rezultateve duke thënë që priste miratimin nga FDA për përdorim emergjent të
vaksinës në javën e tretë të nëntorit.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 17:16