Befason piktura e viteve 1860-të, tregon një grua që ecën me iPhone në dorë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në shikim të parë, duket një situatë e çuditshme, një grua e veshur me fustanin e shekullit të 19-të që ecën me sy të ngulitur në një smartphone.

Skena e çuditshme gjendet në një pikturë të Waldmüller të vitit 1850 në muzeun Neue Pinakothek në Mynih, përcjell albeu.com.

Ndërkohë që shpjegimi i vërtetë pas pikturës mund të jetë shumë më i përshtatshëm për kohën, por skena ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë që ndodh sot pasi dominojnë trotuaret me telefon në dorë.

Skena u pikturua nga artisti austriak Ferdinand Georg Waldmüller rreth vitit 1850-60.

Ajo tregon një gruaecën nëpër një rrugë ndërsa një burrë i gjunjëzuar pret ta takojë atë me një lule rozë në dorë.

Por objekti në duart e saj nuk është një smartphone, por një libër. /albeu.com/











Shtuar më 14/11/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori