BE trefishon financat për shpëtimin e emigrantëve
Sa i takon krizës së emigrantëve, BE ka marrë vendimin që të trefishojë financat për shpëtimin e tyre. Tashmë liderët evropianë kanë vendosur që të trefishojnë financimin e operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të barkave të emigrantëve të paligjshëm në Mesdhe.

Vendimi për kalimin e një fondi prej 120 milion euro për operacionin Triton erdhi pas bisedimeve në samitin emergjent në Bruksel, mbi krizën e emigrantëve një ditë më parë.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë premtuar më shumë anije dhe mjete të tjera shpëtimi. Samiti emergjent erdhi pas mbytjes së më shumë se 750 personave në një varkë që udhëtonte në mënyrë të paligjshme nga Libia drejt brigjeve italiane të dielën. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2015, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori