Asensio shkon në Londër?

12 gola dhe 2 asistime janë shifrat për Asension këtë sezon, shifrat më të mira të karrierës së tij te Madridi. Tani, siç raporton Daily Mirror, Arsenali është i gatshëm të mirëpresë sulmuesin e gjithanshëm.

Pas nënshkrimit të Martin Odegaard, londinezët po kërkojnë të peshkojnë sërish në Madrid.

Edhe pse rinovimi është ofruar në Santiago Bernabeu, Marco Asensio duhet të peshojë të ardhmen e tij.

Në rast largimi nga Madridi, Topçinjtë nuk janë skuadra e vetme e interesuar, pasi për spanjollët kanë shfaqur interes edhe Manchester United, Tottenham dhe Milan. /albeu.com/


Shtuar 12.06.2022 13:27