BE: Të nis hetimi për vrasjen e katër protestuesve në Gaza
Pëlqej
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për hetim të plotë, pasi vrsjes së katër personave në protestat e fundit në Rripin e Gazës.

“BE i bën thirrje forcave të mbrojtjes së Izraelit që të mos përdorin forcë vdekjeprurëse ndaj protesutesve të paarmatosur. Siç e kemi thënë në vazhdimësi, prioritet duhet të jetë parandalimi i çdo përshkallëzimi të mëtejmë të dhunës dhe humbjes së jetëve si dhe të kryhet hetim i plotë, në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur realisht”- , ka thënë përmes një deklarate zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.

Të premten, katër persona, përfshirë një person me nevoja të posaçme dhe një 15-vjeçar, u vranë gjatë përleshjeve në mes të forcave izraelite dhe protestuesve në kufrin Izrael-Rripi i Gazës. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori