BE: Të ndalet konflikti në Gaza
Pëlqej
Bashkimi Evropian ka kërkuar ndaljen e konfliktitGaza.

Bashkësia evropiane bëri thirrje për ndalje të sulmeve të vazhdueshme dhe tha se Izraeli dhe Hamasi duhet të arrijnë paqe mes njëri-tjetrit, si e vetmja mënyrë për të ndalur gjakderdhejn në Rripin e Gazës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy thanë se BE-ja ëshrë e gatshme të përkrah negociatat për arritjen e paqes në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ata thanë se “gjakderdhja duhet të ndalet” sepse ciklet e mëparshme të dhunës në mes të Hamasit dhe Izraelit kanë treguar limitet e asaj që një operacion ushtarak mund të arrij, duke e lënë mundësinë e krijimit të dy shteteve si zgjidhjen e vetme.

Deri më tani, mësohet se janë vrarë 1.750 palestinezë dhe 70 ushtarë izraelitë si pasojë e konfliktit që po vijon prej gati një muaji. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori