BE: Të largohet menjëherë Gaddafi
Lideri i Libisë, Muamar Gadafi duhet pa vonesë të largohet nga pushteti, porositën sot liderët e vendeve të BE-së të tubuar në Bruksel në samitin kushtuar konflikteve të armatosura në këtë vend të Afrikës veriore.

Gadafi është lider i cili shti në popullin e vet. Udhëheqja libiane duhet pa vonesë të tërhiqet nga pushteti”, tha kryetari o Këshillit Evropian Hemrna Van Rompuy në përmbylljen e samitit të jashtëzakonshëm të 27 vendeve anëtare të Bshkimit Evropian, duke shtuar se kjo është porosia e qartë dhe e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve të këtij samiti.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy deklaroi se liderët e BE-së mbështetën krijimin e zonës për dërgimin e ndihmave humanitare për të ndihmuar libianët. Ai shtoi se BE-ja edhe më tutje do të shqyrtojë të gjitha opsionet për mbrojtjen e popullit libian. Në konferencë me gazetarë, Sarkozy theksoi se “Gadafi duhet të ikë” dhe se BE-ja tashti pranon Këshillin Kombëtar si trup legjitim që prezanton popullin e Libisë.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel vlerësoi pas samitit në Bruksel, se tashti nuk është momenti për aksion ushtarak. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2011, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori