BE pritet të vendosë rregulla të reja për vizat për Ballkanin
Pëlqej
Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të ardhmen për udhëtime në hapësirën Shengen pritet që paraprakisht të kërkojnë miratim nga shërbimet përkatëse të Bashkimit Evropian.

Ata do të jenë të obliguar që ta bëjnë këtë, pavarësisht se edhe më tej do të jenë të liruar nga vendosja e vizave, transmetojnë mediat serbe.

Komiteti për liri qytetare i Parlamentit Evropian ka bërë të ditur se e gjithë procedura është “komplekse” dhe se sistemi, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2020">2020.

Miratimi për vizë do të kërkojë përmbushjen e formularëve elektronikë dhe përgjigjja e BE-së do të arrijë në afat më së largu 72 orë, por për ata të cilët konsiderohen si të rrezikshëm për sigurinë e BE-së do të refuzohet leja për udhëtim, thuhet në propozimin për vendosjen e sistemit të ri evropian për udhëtime (ETIAS).

Sipas propozimit, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve tjera, për të cilët nuk janë të nevojshme vizat për udhëtim në hapësirën Shengen, duhet të paguajnë për verifikim 10 euro, por ky shpenzim do të mbulojë periudhën për udhëtim brenda tri vjetësh, përkatësisht derisa të kenë vlefshmëri në pasaportë.

Përfaqësuesja për media e LIBE Estefania Narilos tha për agjencinë e lajmeve serbe Beta, se e gjithë procedura në Parlamentin Evropian pritet të përfundojë deri kah fundi i vitit, ndërsa për sistemin ETIAS vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave të BE-së.

Sipas saj, sistemi mund të hyjë në fuqi me siguri në fillim të vitit 2020">2020.
Shtuar më 19/10/2017, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori