Çfarë po ndodh? Meta: Nuk e ndjek zonjën Kryemadhi, s’jam anëtar i LSI-së!

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Euroneës Albania, ndër të tjera ka folur edhe për rolin e tij në LSI dhe mos dakortësitë me Monika Kryemadhin.

Moderatorja Ilva Tare, e pyeti Metën nëse është më mirë të jesh President apo kryetar i LSI-së. Ai ka thënë se më mirë është që të jesh i lirë. Për të, kur merr një vendim të drejtë, koha është gjykatësi më i mirë. Po kështu edhe për çdo politikan.

“Më mirë të jesh i lirë. Të jesh krenar para vendit dhe para njerëzve. Kur ti merr një vendim të drejtë, koha është gjyqtari dhe gjykatësi më i mirë për çdo politikan. Kjo është arsyeja pse në kohë kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, por përsëri ja ku jam”.

Duke folur më tej, Meta u pyet dhe pse shfaqet herë pas here sikur nuk ka dakortësi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e tij.

“Sepse për disa çështje vërtet, unë kam mendim të njëjtë me Kryemadhin. Së dyti, unë nuk jam anëtar i LSI-së që duhet të ndjek zonjën Kryemadhi”.


Shtuar 12.02.2020 21:21