BE përshëndet faljet e Serbisë dhe Kroacisë
Pëlqej
Bashkimi Evropian ka përshëndetur kërkim faljet e presidentëve të Kroacisë dhe të Serbisë për krimet e luftës, si hap drejt pajtimit 19 vjet pas luftës. Presidenti kroat Ivo Josipoviq dhe ai serb Boris Tadiq dje së bashku i vizituan varrezat e viktimave të luftës kroato-serbe të vitit 1991, dhe i dënuan krimet.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle tha sot se e mirëpret "këtë hap të rëndësishëm drejt pajtimit", i cili është një nga vlerat e BE-së ku dy vendet përpiqen të aderojnë. Rikujtojmë këtu se bashkëpunimi rajonal është kushti kryesor për anëtarësim në BE.

Më herët, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Filip Krouli, tha se Uashingtoni i përshëndet të dy presidentët për çuarjen përpara të pajtimit. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori