BE: Pas krizës, zgjerimi i vështirë
Krizat financaire që po pushtojnë Europën vënë në piëkpyetje zgjerimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian. Duke vënë në pikpyetje edhe anëtarësimin e vendeve që e kanë nisur këtë proces, siç është edhe Shqipëria.

“Masat për integrim po veshtiresohen, çka zbeh mundesine e një anëtarësimi të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet nga radio Deutsche Welle e cila citon Drejtorin e Pergjithshem të Zgjerimit në Komisionin Europian Stefano Sannino.


Sipas tij nuk kishte lidhje direkte mes krizes së Eurozonës dhe anëtarësimeve të reja. Por ky proces po nderlikohej gjithmone e më shumë.

“Pjeserisht kjo ndodh per shkaqe politike, nuk kam perse ta fsheh. Ne kemi nxjerre mesime nga pranimet e fundit”,- tha Sannino. i cili për të ilustruar kalvarin e gjatë të pritjes për tu anëtarësuar në BE, solli në vëmendje rastin e Kroacisë.

Ndonëse zyrtarisht fjala "lodhje nga zgjerimi" ne BE nuk përdoret, sipas Eurodeputetes Ulrike Lunacek ajo tashme është një fakt, i cili më shumë sesa problemeve të ballkanit i detyrohet shtimit të pasigurise sociale brenda bllokut.

Në të ardhmen pritet të rriten kërkesat që duhet të plotësojnë vendet që kërkojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, masa që mesa duket do të shtohen edhe për Shqipërinë e cila është në proces anëtarësimi.
Shtuar më 09/11/2011, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori