BE parashikon vonesa në negociatat tregtare me Londrën
Kryenegociatori për “Brexit” në BE-së, paralajmëroi se bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe mund të vonohen nga qëndrimi i paqartë britanik në lidhje me faturën e largimit, deklaruan sot burime diplomatike në Bruksel.

Michel Barnier parashikon të nisë bisedimet paraprake për marrëveshjet e ardhshme tregtare në muajin tetor të këtij viti, por me kushtin që të arrihen “progres i kënaqshëm” deri në negociatat për kushtet e divorcit me Londrën, të nisura në qershor, raporton AFP.

Ky kusht duket tashmë i vështirë për t’u përmbushur për shkak të mungesës së progresit në çështjen e mprehtë të angazhimeve financiare që Londra duhet t’i përmbahet përballë BE, e vlerësuar zyrtarisht mes 60 dhe 100 miliardë euro nga pala evropiane.

Barnier dhe përfaqësuesit e tij shprehën dyshime për mundësinë e arritjes së objektivit jozyrtar të muajit tetor duke dhënë qëndrimin e Britanisë së Madhe në lidhje me faturën”, tha për median një burim diplomatik në kushte anonimati. /albeu.com/



Shtuar më 28/07/2017, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori