BE ndryshon “roaming”, tashmë mund të flisni me të njëjtat tarifa
Tashmë askush nuk do të ketë nevojë që të marrë një numër të huaj sa herë të dalë jashtë vendit.

Një ligj i ri i BE ka hyrë në fuqi,sipas të cilit të gjithë qytetarët që udhëtojnë brenda Evropës do të jenë në gjendje të telefonojnë, të shkruajnë dhe të lundrojnë në internet me të njëjtin çmim që paguajnë në shtëpi.

Pas akuzave të shumta për këtë gjë, Komisioni Evropian tha se kjo ishte ndër sukseset më të mëdha që ka arritur BE-ja.

Në shumë raste, përdoruesit përballeshin me fatura shumë të larta vetëm se kishin nevojë për të përdorur celularët e tyre jashtë vendit.

“Sa herë që një qytetar i Evropës të udhëtojë jashtë vendit të tij, por brenda Evropës për pushime, punë, studime apo thjesht për një ditë, ata nuk duhet të shqetësohen për përdorimin e celularëve apo faturat e larta që mund të marrin kur të kthehen në shtëpi,” -tha një deklaratë nga Komisioni Evropian.


Shtuar më 15/06/2017, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori