BE, ndihma për Afrikën Veriore
Bashkimi Evropian është duke ndarë ndihma të tjera financiare për rajonin për shkak të trazirave në Mesdhe. Tashmë programet e planifikuara me ndihma për periudhën 2011-2013 do të arrijnë vlerën e më shumë se katër miliardë eurove, ka deklaruar Komisioni i BE-së.

Tunizisë dhe Egjiptit duhet t’u ofrohet një partneritet për demokraci dhe mirëqenie të përbashkët për të mbështetur lëvizjet për demokraci, transmetojnë agjencitë. Planet e ndihmave financiare do të miratohen ditën e premte në një samit të posaçëm të BE-së.

Para Parlamentit Evropian, presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso, ka thënë se evropianët janë në anën e atyre që kërkojnë liri politike dhe dinjitet njerëzor. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2011, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori