BE ndeshkon Sllovenine
Albeu.com
Bashkimi Evropian ka ndëshkuar Slloveninë për keqpërdorim të fondeve të parashikuara për zhvillimin rural. Në buxhetin e BE-së, Sllovenia duhet të kthejë 2.28 milionë euro, edhe pse autoritetet sllovene pohojnë se bëhet fjalë për një “gabim”.Ato thonë se shuma e përmendur tashmë është paguar. Shumën më të mëdha të parave për shkak të keqpërdorimeve duhet ta kthejë Britania e Madhe (223,765 milionë euro), ndërsa pasojnë Hungaria, Gjermania, Spanja, Danimarka, Sllovenia, Austria, Finlanda, Luksemburgu dhe Sllovakia. Komisioni Evropian është i obliguar të vërtetojë se shumat e paguara, shpenzohen në mënyrë të drejtë.
Shtuar më 17/07/2010, ora 16:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori