BE nderpret bisedimet me Kroacine
Albeu.com
Bashkimi Europian pezulloi bisedimet e raundit te radhes per anetaresimin e Kroacise. Shkak eshte bere mungesa e progresit mbi ceshtjen e kufirit me Sllovenine. Bisedimet ishin parashikuar per te premten dhe nuk jepet ende nje date e re se kur mund te mbahen, njofton BBC.

E njejta ceshtje qe po mban pezull bisedimet e anetaresimit te Kroacise ne BE, rrezikoi dhe aderimin e vendit ballkanik ne NATO.

Sllovenia u terhoq momentin e fundit, por debati i vetos qe Sllovenia si vend anetar i BE-se ka te drejten te vendose, transferohet tashme ne Bruksel.

Vendimi per pezullimin e bisedimeve te anetaresimit erdhi pasi zyrtaret njoftuan se komisioneri europian per Zgjerimin Oli Rehn, u takua ne Bruksel me ministrat e Jashtem te Sllovenise dhe Kroacise dhe u ofroi nje kompromis.

Sipas mediave kroate, Rehn propozoi krijimin e nje komisioni ad hok per te zgjidhur ceshtjen e kufirit, nje rrip toke dhe deti ne Adriatik, mbi te cilin dy palet kane pretendime territoriale qe prej shperberjes se ish-Jugosllavise ne vitin 1991.


Shtuar më 24/04/2009, ora 15:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori