BE ndalon importimin e shpendeve nga Turqia; Kosova ndalon importin nga vendet fqinje
Albeu.com
Alarm ne Bashkimin Europian per gripin e shpendeve. Komisioni Europian ka deklaruar sot bllokimin e importimit te shpendeve nga Turqia. Kete e ka bere te ditur publikisht zedhenesi i Komisarit per Shendetin dhe Ambientin ne BE, Markos Kyprianou.Zedhenesi eshte shprehur se persa i perket Rumanise per momentin Komisioni nuk ka marre asnje mase. Komiteti i Ekspereteve te BE per Higjenen dhe Ushqimin do te mblidhet brenda 10 diteve.

Nderkohe dje ne mbremje Qeveria e Kosoves ka ndermarre masat e nevojshme per parandalimin e perhapjes se gripit te shpendeve ne Kosove, pas paraqitjes se rasteve te para te kesaj epidemie ne Turqi dhe Rumani. Ministria e Bujqesise ka vendosur qe t'a ndaloje importin e mishit te pules prej Rumanise, Turqise dhe te gjitha vendeve fqinje qe nuk jane anetare te Bashkimit Evropian. Ne te njejten kohe, Qeveria ka vendosur qe te kontrolloje edhe prodhimet e shpendeve qe tashme gjenden ne tregun kosovar, per te parandaluar shtrirjen e epidemise ne Kosove. BW
Shtuar më 10/10/2005, ora 20:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori