BE: Mësime nga kriza e Greqisë
Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar sot se do të nxjerrin mësime nga kriza ekonomike e Greqisë.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompui u tha gazetarëve para takimit në Bruksel se vitin e kaluar liderët e BE-së morën "vendime të guximshme" për ta nxjerrë Greqinë nga kriza, dhe ia dolën ta mbajnë euron të fortë.

Rompui tha se samiti i sotëm do të përpiqet "të nxjerrë mësime" nga përvoja greke, që të parandalohen kriza të ngjashme financiare në të ardhmen.
Shtuar më 28/10/2010, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori