BE mbyll përkohësisht dyert e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndim
Pëlqej
Albeu.com
Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor që kërkojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian, u janë mbyllur dyert për në këtë familje.Komisioni Evropian paraqiti sot zyrtarisht raportin e progresit lidhur me bisedimet për anëtarësimin e Turqisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Komisioneri për zgjerimin Oli Rehn, deklaroi se BE duhet të ndërmarrë fillimisht një reformë lidhur me mundësitë e zgjerimit, derisa vendet kandidante të jenë gati për anëtarësim. Kjo do të thotë se për momentin, procesi i zgjerimit është shtyrë, të paktën deri në miratimin e një kushtetute të BE-së. Pak para conferences për shtyp, Komisioni Europian, botoi një deklaratë në faqen e tij zyrëtare në internet, ku vlerësonte progresin e bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke veçuar Kroacinë për progresin e saj, Komsioni thotë se vendet e tjera, ku hyjnë Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë progress në vijim të hartës rrugore vendosur nga Komsioni vitin e kaluar. Cdo vend, thotë deklarata do avancon në procesin e intergimit bazuar në meritat e tij. Një detyrim primar, mbetet zbatimi i pikave që lindin nga Marveshjet e Stabilizim Asocimit. Komisioni ka adoptuar sëfundi një strategji, lidhur me zgjerimin që përfshin edhe një raport special lidhur me kapacitetet e integrimit të BE-së. “Zgjerimi është esenca e fuqisë themelore të BE, për të përhapur më tej paqen, demokracinë dhe zhvillimin në Europë. Ky projekt kërkon mbështetjen e njerzvëve të Europës. Për këtë arsye ne kemi nevojë të arrijmë një consensus për zgjerimin, i cili do të njohë vlerën strategjike të këtij zgjerimi, duke siguruar kapacitetet e funksionimit të Unionit” tha komisioneri për zgjerimin Olli Rehn. Duke u përqëndruar konkretisht në vendet e rajonit, Reh tha se zgjedhjet vendore janë një test për klasën politike shqiptare. Ai tha se KE do të monitorojë zbatimin e MSA-së ndërsa bëri thirrje për më pak konflikt në politikën shqiptare. “Shqipëria duhet të përqëndrohet në implementimin e MSA”tha komisioneri i BE për zgjerimin, në prezantimin që i ka bërë para mediave Raportit Vjetor. Rehn, ka folur edhe lidhur me integrimin e Serbisë, duke thënë se KE prêt një përqasje konstruktive të këtij vendi lidhur me cështjen e Kosovës. “Si qytetarët serbë ashtu edhe zyrëtarët e lartë në Beograd, duhet të përpiqen të harrojnë të kaluarën nacionaliste dhe të përqëndrohen tek e ardhmja europiane” tha Rehn. Ai shtoi, se BE duhet të nënshkruajë MSA edhe me Kosovën, pasi statusi i saj duket i qartë si nga ana logjike edhe nga ajo politike. A.Mehdiu, start
Shtuar më 08/11/2006, ora 16:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori