Bashkimi Europian ka mbështetur deklaratën e
presidentit amerikan Barak
Obama në fjalimin e mbajtur mbi
Lindjen e
Mesme, për krijimin e një shteti palestinez sipas kufijve të 1967-ës.
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE, Catherine Ashton, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë “vizion të përbashkët”.
“BE dhe SHBA kanë objektiv të përbashkët një zgjidhje të drejtë dhe afatgjatë për
Lindjen e
Mesme, të bazuar në dy shtete që jetojnë pranë njëri-tjetrit”, tha zëdhënësja.
Ndërsa propozimi i
presidentit Obama u kundërshtua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2011,
ora 16:14