BE masa të reja për sekuestrimin e pasurive kriminale
Bashkimi Evropian kërkon masa të tjera për konfiskuar pasuritë e drejtuesve të organizatave kriminale. Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka propozuar rregulla të reja për luftuar pastrimin ndërkufitar të parave.


“Duhet t’i godasim kriminelët aty ku iu dhemb më shumë, pra duhet të ndjekim fluksin e parave të tyre. Duhet t’i kthejmë pasuritë e paligjshme në favor të ekonomisë formale, gjë shumë e rëndësishme në kohë krize. Autoritetet gjyqësore dhe ato policore duhet të kenë instrumente më të mira për të ndjekur pistën e parave. Gjithashtu, ato kanë nevojë për më shumë mjete përmes të cilave të rekuperojnë pasuri sa më të mëdha kriminale”, ka nënvizuar komisionerja ka deklaruar Malmstrom. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2012, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori